E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA dhe UEFA kërcënojnë Maqedoninë me përjashtim

ASA (Albania Sport Agency)- Federata Botërore dhe Evropiane e Futbollit u kërcënua se do ta përjashtojnë Maqedoninë nga strukturat e tyre, nëse Qeveria nuk ndalet të përzihet në punët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. "FIFA dhe UEFA u informuan se më 14 prill të vitit 2007 disa delegatë të futbollit realizuan takim me qëllim që ta ndërrojnë në mënyrë legale kryetarin e tanishëm të zgjedhur të Federatës, Haralampie Haxhiristevski. Të dyja organizatat nuk pranojnë takime të tilla, të cilat nuk do të kenë njohje nacionale dhe ndërkombëtare", deklarojnë njerëzit e parë të FIFA-s dhe UEFA-s.
Ky është paralajmërimi i dytë, ku kësaj radhë në mënyrë eksplicite lidhur me tronditjet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Arsyeja e vetme për reagimin është takimi i mbajtur para do kohe i një grupi të delegatëve të FFM-së të cilët konsiderojnë se kryetari i tanishëm Haralampie Haxhiristevski fitoi mandat të dytë në mënyrë të paligjshme. - kercenon Fifa dhe UEFA ne komunikaten e saj per media te cilen mund te merni ketu ne formatin PDF,

KLIKO KETU

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›