Lampard: “Drogba meriton më shumë se Ronaldo”

ASA (Albania Sport Agency)- Futbollisti i Kombëtares angleze, Frenk Lampard insiston se shoku i tij i ekipit te Celsi, Didier Drogba e meriton më shumë të shpallet Lojtari më i Mirë i Vitit i Federatës Angleze se sa Kristiano Ronaldo. Lampard pohoi për "The Sun": "Duke paë nga afër punën Didier jam i bindur se ai e meriton ta marrë cmimin pasi ai është sulmuesi më i mirë në botë në këtë sezon. Është e mrekullueshmë të shohësh një lojtar me cilësitë e tij. Aftësite e Ronaldos me topin janë argëtuese dhe e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit anglez dhe ndoshta të botës për momentin. Por, arsyeja se përse unë dëshiroj t'ia jap Didier cmimin është se ka shënuar më shumë gola të rëndësishëm, falë të cilëve ne kemi fituar ndeshje".
Andrij Shevcenko që u dëmtua gjatë takimit të fituar nga Celsi 4-1 me Uest Ham të mërkurën e kaluar është i gatshëm të për ndeshjen e së dielës kundër Njukasëllit.
Celsi është në prag të një oferte joshëse në drejtim të Uest Ham për blerjen e sulmuesit Karlos Tevez pohoi gazeta britanike "Daily Mail", edhe pse bosi i Uest Hamit, Egert Magnuson nuk dëshiron ta shesë yllin e Kombëtares argjentinase.