Arjan Selimi në kafe me Sokol Koçiun “Po më shikon njëri, s’është i lagjes”
28/09/2011 Vuri re siluetën e personit që mendohet se e ka qëlluar, një djalë rreth 20 vjeç
TIRANE- Arjan Selimi, 37-vjeçari që u ekzekutua me 5 plumba kallashnikovi, para vrasjes ka arritur të shohë njërin nga autorët e krimit, i cili besohet se e ka vëzhguar gjatë momentin kur Selimi, ishte duke pirë kafe me avokatin Sokol Koçiu dhe gruan e këtij të fundit L. Koçiu. Mësohet se gjatë qëndrimit me ta në lokal, Arjan Selimi ose siç njihet ndryshe me emrin Armand Andoni i ka pohuar se kishte parë siluetën e një personi, duke shtuar se ky individ nuk ka qenë banor i lagjes ku jetonte bashkëshorti i regjisores dhe show girlit të njohur Inis Gjoni. Këtë shqetësim, 37-vjeçari e ka ndarë pak para se të vritej, me avokatin Sokol Koçiu, i cili ka kaluar një pjesë të burgut nën shoqërinë e Arjan Selimit. Me sa duket ky person ende i paidentifikuar, e ka ndjekur Selimin menjëherë sapo ai është larguar nga lokali, duke u drejtuar në drejtim të automjetit të tij tip “Range Rover”. Sapo është afruar pranë saj, për të hapur derën e automjetit, ky person ose bashkëpunëtori i tij që mund të qëndronte i fshehur, dhe që priste sinjalin e tij, ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend 37-vjeçarin, që gjykohej për trafik droge. Tre plumba të kallashnikovit model 56, kanë marrë dhe një 19-vjeçar që quhet Klevis Kola, i cili momentalisht është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka deklaruar se s’ka parë asnjë nga autorët. Ndërkohë që për sa i përket moshës së personit misterioz, burimet i thanë gazetës “Metropol” se ai ishte rreth 18 deri në 20 vjeç, dhe se momentalisht po punohet maksimalisht me dëshmitë e personave në vendngjarja, për të bërë identifikimin, lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij. Për këtë policia ka marrë dëshminë e avokatit Sokol Koçiu dhe të bashkëshortes së tij, të cilët kanë treguar arsyet e takimit dhe shqetësimin që i kishte treguar para vrasjes 37-vjeçari Arjan Selimi. Sipas dëshmisë së Koçiut, ish-oficerit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe i dënuar në procesin “Kokaina”, takimi me Selimin është kryer për konsulencë juridike, pasi ditën e martë ai kishte seancën gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pikërisht në këtë të fundit, dje ishte parashikuar të zhvillohej seanca gjyqësore kundër Selimit dhe Arjan Xhemalit, por përfaqësuesi i akuzës kërkoi shtyrjen e seancës, për shkak se sipas tij i pandehuri Arjan Selimi është ekzekutuar. Nisur nga këto kushte, prokurori bëri me dije se presin aktin e këqyrjes së kufomës nga mjekësia ligjore, si dhe një certifikatë vdekje, për të pushuar përfundimisht akuzat ndaj të pandehurit Arjan Selimi. Ndërkohë policia dje ka shoqëruar në komisariat mbi 15 persona, ku pasi janë marrë deklarimet e tyre ata janë lënë sërish të lirë. Mes të pyeturve kanë qenë dhe miqtë apo shokët e viktimës, të cilët kanë shkuar në polici me vullnetin e tyre ku kanë pohuar atë çfarë dinin rreth problemeve dhe konflikteve të Arjan Selimit. Në shtëpinë e Selimit dje kanë qenë për ngushëllime emra të njohur si Sokol Koçiu, Mentor Hadërgjonaj, gruaja e tij Albëria Hadërgjonaj, si dhe disa anëtarë të grupit “Kompas”.