Arjan Sheta nenshkruan për qipriotët e Ajia Napa
Mbrojtësi i Partizanit dhe kombëtares shqiptare Arjan Sheta nënshkori njjë kontratë 2-vjecare me klubin qipriot Ajia Napa, skuadër e porsangjitur në kategorinë e parë të këij vendi. Sheta në ndeshjet e Partizanit në Kupën Intertoto kundër ekipit qipriot Ethnikos Achnas shënoi edhe një gol në ndeshjen e parë të humbur nga të kuqte 4-2. Sheta është lojtari i dytë që largohet nga Partizani në drejtim të kampionateve të huaja, pas Elis Bakaj që nënshkroi me PAS Janinën.
Sheta behet keshtu lojtari i dyte shqiptar qe do te aktivizohet ne kampionatin qipriot te kategorise se pare, pas Arian Beqajt, qe do te mbroje porten e Anorthosis.