Dorian Bylykbashi refuzon ofertën e PAS Janinës
Kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi refuzoi ofertën e bërë nga presidenti i klubit grek të kategorisë së dytë PAS Janina, Aleksis Kujas. Shtypi sportiv grek dhe ai shqiptar pubikon dhe disa shifra të pëerfitimeve të tij në rast se elbasanasi do të nëshkruante për klubin e vendit fqinj. Bëhej fjalë për 30.000 euro në dorë, në momentin kur futbollisti i përfaqesueses shqiptare do të hidhte firmen mbi kontratën e bashkëpunimit me PAS, plus 50.000 euro të tjera në formën e pagës mujore (5.000 në muaj) përvec bonuseve, si 10.000 euro nëse elbasanasi shënonte mbi 10 gola gjatë sezonit dhe po aq te tjera, nëse Janina ngrihej ne Ligen e parë, natyrisht, duke i paguar banesën dhe një autoveture. Bylykbashi ka edhe nje tjeter ofertë nga Grasshopers i Zyrihut, ndërkohë që futbollisti i përfaqesueses shqiptare do të luajë për Elbasanin në Ligën e Kampioneve, pas aventurës në Kupën Intertoto, ku ai arriti të shënonte edhe një gol në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Tiranë kundër Ethnikos Achnas (2-1).