E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjen Roben do te qendroje deri ne 2015 tek Bajerni

Karl-Hainc Rumenige, një nga drejtuesit e lartë të Bajernit të Mynihut ka deklaruar se Arjen Roben do të mbetet në skuadrën bavareze deri në vitin 2015.
Rumenige foli vetëm një ditë pasi dolën lajmet se holandezi do të transferohet tek Mançester Siti, pasi quhet jo në planet e trajnerit të ri Pep Guardiola.
Vetë Roben e kishte hedhur poshtë lajmin duke thënë pikërisht se do të jetë tek Bajerni deri në fund të karrierës.
Ai ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të bavarezëve këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›