NBA Majemi dhe Memfis finalistet e pare te Konferencave
Majemi Hit dhe Memfis Grizlis janë skuadrat e para finaliste në finalet e Konferencave në NBA.
Kampionia në fuqi, Majemi, i dha fund shpejt duelit me Çikagon, duke e mundur 94-91 në ndeshjen e pestë në shtëpi dhe duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-1 në Konferencën Lindore.
Pasi vuajti për 36 minuta, Majemi siguroi suksesin në periodën e katërt. Lebron Xhejms shënoi vetëm 23 pikë dhe Uejd 18, por edhe kaq mjaftoi.
Për Majemin, Buzer realizoi 26, por francezi Noah ishte jashtë forme me vetëm 3 pikë.
Në Konferencën Perëndimore, Memfis shkaktoi të papriturën më të madhe të plej ofit deri tani duke eleminuar nënkampionen Oklahoma.
Grizlis fitoi 88-84 jashtë fushe falë një pjese të parë shumë të mirë, sidomos në periodën e dytë dhe gjithçka u mbyll edhe këtu me rezultatin 4-1.
Randolf shënoi 28 pikë për fituesit.
Ylli i Oklahomës, Kevin Durant, shënoi vetëm 21 pikë, kapi 8 topa në tabela, dha 6 asiste, por humbi 7 herë topin.
Sonte duke u gdhirë e premte luhen gjysmëfinalet e Konferencave, Nju Jork-Indiana dhe Golden Stejt-San Antonio. Indiana kryeson 3-1 dhe San Antonio 3-2.