elsi fiton Ligen e Europes
Është Çelsi fitues i Ligës së Europës në futboll. Skuadra angleze triumfoi 2-1 ndaj Benfikës portugeze në finalen e luajtur mbrëmë në stadiumin “Arena” të Amsterdamit, ndërsa suksesi erdhi vetëm në fund.
Kapiteni Terri, ashtu si vjet në finalen e Championsit, nuk luajti, por ngriti trofeun.
Për 10 ditë të paktën, londinezët do të jenë edhe fitues të Europa Ligës, por edhe kampionë të Europës.
Gjithsesi, Benfika e nisi më mirë dhe ishte superiore në pjesën e parë.
Çelsi, pavarësisht vështirësisë, rrezikoi me gjuajtje nga larg.
Në pjesën e dytë anglezët e rritën ritmin dhe kaluan në epërsi me Fernando Torresin.
Portugezët u përgjigjën shpejt dhe fituan një 11-metërsh pak minuta më vonë. Penalltinë e ktheu në gol sulmuesi Kardozo.
Menjëherë më pas, Kardozo iu afrua golit të avantazhit për ekipin e tij.
Minutat e fundit ishin tepër të bukura dhe skuadra angleze u duk më e freskët fizikisht. U krijuan raste dhe madje, Lampard goditi traun e portës portugeze.
Në krahun tjetër, Benfika nuk u dorëzua, por gjithçka mori fund për të në shtesë, ashtu si në ndeshjen në kampionat ndaj Portos.
Branislav Ivanoviç goditi me kokë dhe shënoi golin vendimtar.