E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati i Amerikes Veriore e Qendrore do kete nje Kupe te re te Arte

Amerika e Veriut, ajo Qendrore dhe Karaibet do të kenë një kupë të re të artë për kampionatin që zhvillojnë çdo dy vjet.
Kupa e re u prezantua në Meksiko Siti, një model modern dhe elegant, i krijuar për të simbolizuar ndryshimin dhe rëndësinë e këtij kompeticioni.
Kupa e re është 66 centimetra e lartë dhe peshon gati 72 kg, diçka e vështirë për t’u ngritur nga një njeri i vetëm. Metali i saj është me përqindje të lartë ari ndaj ajo quhet Kupa e Artë.
Në pjesën e saj të poshtme janë shkruar emrat e fituesve që nga viti 1991 kur filloi turneu.
Në pjesën e sipërme është shkruar emërtimi i saj, Kupa e Artë, në anglisht dhe në spanjisht, duke simbolizuar dy gjuhët kryesore të Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore.
Brenda trofeut është shkruar fjalia “40 vende, një konfederatë, një qëllim”.
Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në Çikago të SHBA-ve dhe finalja do të luhet më 28 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›