E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreteresha Elisabeth mberrin ne Dublin

Mbretëresha Elisabeth mbërriti në Dublin, duke mbushur një hapësirë 100-vjeçare mungese në Irlandë për monarkët britanikë.

Vizita historike është e para edhe që prej shpalljes së pavarësisë së Irlandës nga Londra zyrtare në vitin 1921 dhe po zhvillohet në masa shumë të ashpra sigurie. Vigjilenca u rrit akoma edhe më shumë kur policia gjeti dhe çaktivizoi një bombë në qytetin e Mejnuthit, 25 km larg Dublinit.

Analistët thonë se vizita e monarkes britanike është dizenjuar në mënyrë të tillë që të ilustrojë marrëdhëniet e ngrohta mes fqinjve, por bomba e gjetur dhe një paralajmërim për një shpërthim në Londër, u kujtuan të gjithëve se ekziston ende një minoritet që kundërshton dhunshëm kontrollin britanik në Irlandën e Veriut. Dhe sigurisht nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe republikanëve që protestuan kundër vizitës së monarkes në Dublin.

Avioni i mbretërëshes u ul në aeroportin ushtarak Baldonel pak para mesditës dhe pas përshëndetjeve zyrtare, ajo u takua me presidenten irlandeze, Mary McAleese. Paqja me Irlandën e Veriut pas dekadave konflikti, ka hapur rrugën për këtë vizitë katërditore të mbretëshës Elisabet. Dhe, në një gjest simbolik ajo ka vendosur një kurorë në Kopshtin e Kujtesës, i cili i dedikohet të gjithë atyre që luftuan për pavarësinë irlandeze.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›