Mitrovica “rrëmben” trofeun në Vlorë

Në finalen e këtij festivali u dha një koncert me pjesët më të zgjedhura nga 8 grupet pjesëmarrëse. Në përfundim, juria vlerësoi maksimalisht grupin nga Mitrovica, që merrte pjesë për herë të parë në Vlorë.
Sipas udhëheqësit artistik të këtij grupi, Haki Shkreli, “Ansambli kultivon këngën, vallen, zakonet e mirëfillta të kombit shqiptar. Ato janë tradicionale shqiptare të rrethit të Mitrovicës”. Sipas Shkrelit, veshjet janë shumëllojesh, me një larmi të jashtëzakonshme të ngjyrave të ndryshme dhe ajo që është për t’u dalluar, është se ato janë ruajtur origjinale për qindra vite.
Në edicionin e tretë të këtij festivali ndërkombëtar morën pjesë 8 grupe folklorike nga Turqia, Polonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Italia, Bullgaria e Shqipëria. Ky Festival, sipas organizatorëve, synon të sjellë në skenë folklorin burimor të vendeve të ndryshme.
/Start/
2011-05-17 11:46