E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Te numerohen te gjitha votat ne kutite e gabuara

"Sot, pak më herët Zoti Rama pretendoi se numërimi i votave ka përfunduar. E ndërsa ai mund të urojë që kjo të jetë e vërtetë, jo çdo votë është numëruar dhe ende zëri i çdo qytetari që ka votuar nuk është dëgjuar. Sot unë i kam kërkuar KQZ-së që të numërojë votat e vendosura aksidentalisht në kutitë e tjera.

Janë vota plotësisht të vlefshme, dhe askush s'ka të drejtë t'u mohojë  vullnetin qytetarëve. Ky është procesi që bashkëpunëtorë të Ramës po mundohen të bllokojnë në mënyrë të dëshpëruar. Unë i kërkoj KQZ-së të numërojë çdo votë të panumëruar, në mënyrë objektive, apolitike dhe të ndershme"-tha kandidati i djathtë, Lulzim Basha.  Azhornuar së fundi ( e martë , 17 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›