“Arkitekt i shkatërrimit të Shqipërisë”, Beqiri nxjerr shifrat: Ja sa pagoi Sali Berisha për vizën amerikane

TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta në lidhje me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai cilësoi Berishën si “arkitekt të shkatërrimit të vendit”, ndërsa e akuzoi se ka nxitur përhapjen e frymës antiamerikane në Shqipëri.
Avokati deklaroi gjithashtu se Sali Berisha ka paguar 100 milionë dollarë për të marrë vizën amerikane.
“Berisha është arkitekt i shkatërrimit të vendit. Ai ka nxitur frymë antiamerikane në Shqipëri dhe vazhdon të jetë ‘non grata’. 100 milionë dollarë i vajti ajo vizë atij”, tha Beqiri, duke folur në “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News.