E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkitektët ndërkombëtarë: Ja çfarë duhet të bëni me Piramidën dhe vilën e Enver Hoxhës

piramidaNë konferencë mbi territorin të titulluar Shqipëria e gjeneratës tjetër, arkitektët dhe planifikuesit urbanë ndërkombëtarë, kanë folur edhe për Piramidën, të cilën qeveria në ikje kërkoi ta prishte, si dhe me vilën e Enver Hoxhës.

Nuk është e nevojshme të fshihet e kaluara kulturore, por të rinovohen vlerat kulturore. Piramida për vizitorët që vijnë në Tiranë është ndër pikat kryesore. Ajo jashtë ka vlera, por brenda është e pasuksesshme. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme dhe te kthehet në një zonë ku mund të rrëshqasin fëmijët dhe pjesa e brendshme të hapet dhe te bëhet një, ku mund të ketë performanca dhe leksione, u shpreh një prej arkitektëve të ftuar nga PS në konferencën Shqipëria e gjeneratës tjetër.

Në lidhje me vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, arkitektët e huaj janë shprehur se,ne menduam si eksperiment politik mund të kthehet në vend ku inovatorët, ose filozofët e ardhshëm të bënin studim tre mujor, me idenë e dhënies së ideve specifike./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›