Arkitektura, më 25 maj, ekspozitë Arti me studentët e vitit të parë
Më datën 25 maj, në Akademinë e Arteve, do të zhvillohet një ekspozitë Arti me studentët e vitit të parë, të degës Pikturë. Kjo ekspozitë kërkon të kryejë evidentimin e një procesi kërkues, që çdo student ndërmerr gjatë punës së tij në Akademinë e Arteve. Bëhet fjalë për një numër të madh studentësh (rreth 20 vetë), të degës së Pikturës në vitin e parë, që do të paraqesin me punimet e tyre pikërisht një proces kërkimor-vetëidentifikues. Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre studentëve është e re në moshë, që në hapat e para të tyre vërehet një kërkim stilistik personal, që mundohet të pasqyrojë karakterin e tyre artistik. Kërkimi i tyre në mediume të ndryshme (pikturë, vizatim, instalacion e performancë) si dhe subjektet e zgjedhura, sjellin në mënyrë më të qartë këtë kërkim identiteti artistik personal.
21 Maj 2009