Arkitektura, përfundon vlerësimi i konkursit
01/09/2009 Rezultatet do t’i kalohen APRIAL-it, ku do të përllogaritet rezultati final për t’u pranuar në këtë degë
Shanset për t’u shpallur fitues i kanë maturantët që kanë përzgjedhur lëndët me koeficient maksimal
Përzgjedhja e kandidatëve fitues për pranimet në degën e arkitekturës përveç testimit special që është zhvilluar, do të bazohet edhe në vlerësimet e arritura në provimet me zgjedhje që këta aplikues kanë dhënë. Megjithatë, rezultatet e arritura në provime do të kenë më pak se 50 për qind të peshës në përzgjedhjen e fituesve që do të pranohen në këtë degë gjatë vitit të ardhshëm akademik. Punimet e realizuara nga kandidatët në testim special triditor tashmë janë vlerësuar dhe me pikët përkatëse nga komisioni vlerësues. Këto rezultatet brenda dy ditësh do të depozitohen pranë APRIAL-it, ku do të bëhet dhe përllogaritja e rezultatit final me të gjithë komponentët përbërës të Maturës Shtetërore, nga e cila do të listohen kandidatët fitues për kuotat e miratuara nga qeveria.
Në fazën e përzgjedhjes së fituesve konkursi përfshin rreth 65 për qind të rezultatit final që maturanti duhet të sigurojë, nga këto 25 për qind për vizatimin e një objekti arkitektonik, 20 për qind për vizatimin teknik, 20 për qind për kompozimin arkitektonik. Pjesa tjetër e pikëve u takojnë provimeve me zgjedhje dhe mesatares.
Shanset
Bazuar në këtë skemë vlerësimi, drejtuesit e fakultetit kanë pohuar se shanset më të shumta për t’u shpallur fitues i kanë maturantët që kanë përzgjedhur për provimet me zgjedhje lëndë që mbajnë një koeficient të lartë. Konkretisht bëhet fjalë për lëndët natyrore, si matematikë, fizikë dhe kimi, si dhe për gjuhën angleze, të cilët vlerësohen maksimalisht. Gjithashtu edhe maturantët që kanë kryer shkollën e mesme në gjimnaz me profil të përgjithshëm apo ekonomik kanë shanse më të larta për të fituar këtë degë, pasi vlerësohen me koeficientin maksimal si të shkollës, ashtu dhe të lëndëve.
Kuotat
Në konkurs për degën e arkitekturës pohohet të jenë përfshirë rreth 500 kandidatë, nga të cilët vetëm 100 prej tyre do të mund të fitojnë të drejtën e pranimit. Kjo është shifra zyrtare e aprovuar nga qeveria për pranimet në sistemin publik për këtë degë. Gjatë këtyre ditëve në APRIAL do të mundësohet renditja e rezultateve finale të arritura nga çdo aplikues për universitet sipas rendit zbritës, duke bërë ndarjen e vijës së fituesve që do të përzgjidhen në fazën e parë të pranimeve për vitin akademik 209-2010. Renditja do të kryhet nga sistemi kompjuterik për të gjitha preferencat e përzgjedhura nga kandidatët që kanë aplikuar për studimet e larta publike.
Fituesit
Shpallja e kandidatëve fitues për fazën e parë të pranimeve në universitete do të bëhet pas datës 10 shtator. Specialistët e agjencisë, ku do të realizohet renditja e fituesve, kanë pohuar se në datën përmendur më lart do të jetë gati lista e fituesve për të gjitha programet e studimeve të larta publike. Renditja e fituesve do të jetë sipas kuotave të miratuara nga qeveria për pranimet e këtij viti. Publikimi i listave me emrat e kandidatëve fitues dhe atyre jofitues do t’u dërgohet të gjitha universiteteve, që do t’i afishojnë dhe në afatin e caktuar do të çelin procedurën e regjistrimit. Sipas rregullores, edhe këtë vit fituesit do të përzgjidhen në më shumë se dy faza. Vendet vakante që do të mbeten pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimeve, do të shoqërohen me postimin e listës së fituesve për çdo degë. Në rast se edhe pas këtij hapi do të ketë sërish vende bosh, atëherë do të bëhet një rishpërndarje e re e fituesve nëpërmjet plotësimit të një tjetër formulari preferencash, në të cilin do të listohen vetëm degët që kanë kuota të parealizuara.