Diveroli i trafikut të fishekëve mund të dënohet me 5 vjet
01/09/2009 Rrezikon dënimin i përfoluri si i implikuar me tragjedinë e Gërdecit
Gjatë një seance gjyqësore në SHBA, Efraim Diveroli, i përfolur si blerësi i fishekëve kinezë e i lidhur me Gërdecin, ka pranuar një ujdi mes tij e magjistratëve, e cila e dënon vetëm me 5 vjet burg. Kështu, i akuzuar për trafik armësh kinezë dhe i lidhur me tragjedinë e Gërdecit në Shqipëri, Efraim Diveroli mund të dënohet me vetëm 5 vjet burg nga gjykata e Majamit, SHBA. Sakaq, dënimi është caktuar për 10 nëntor të këtij viti. Siç bën të ditur “The Associated Press”, i akuzuar për një skemë ku do të kalonin ilegalisht anije me gati 300 milionë dollarë municion kinezë për ushtrinë afgane ka rënë dakord me gjykatën për një ujdi që mund të dërgojë atë në burg deri në pesë vjet. Sipas marrëveshjes, prokurorët do heqin 84 akuza për shkelje ndaj 23-vjeçarit Efraim Diveroli nga Miami Beach me kusht që ai të deklarohet fajtor për një akuzë konspiracioni. Ai, gjithashtu, mund të gjobitet deri në 250,000 dollarë. Kompania “AEY Inc” e Diverolit kishte marrë rreth 298 milionë dollarë pas një kontrate me ushtrinë e SHBA-së për të siguruar municione me qëllim që të dërgoheshin në Afganistan. Por kontrata e kishte të ndaluar eksportimin e municionit kinez, por prokurorët thonë se kompania nuk përgjegjëse pasi nuk e dinte që në pakot e marra në Shqipëri, kishte municion. Ato ishin deklarua si prodhim i Evropës Lindore. Dënimi është caktuar për 10 nëntor të këtij viti. Me vendimin e kësaj gjykate ai rrezikon të kalojë 5 vite burg, ndërsa pala mbrojtëse po përpiqet të reduktojë dënimin deri në 2 vjet. Diveroli akuzohet për trafik të fishekëve kinezë, të cilët i blinte nga Shqipëria me destinacion Afganistanin. Pas tragjedisë së Gërdecit emri i Diverolit u përfol nga dëshmitarë të ndryshëm, disa prej të cilëve tani s’janë më gjallë. Hetimet për Diverolin nisën nga një komision i posaçëm, teksa ende nuk është vërtetuar ndonjë lidhje e tij me të akuzuarit shqiptarë të tragjedisë së Gërdecit. Një bisedë telefonike ku përmendej mafia shqiptare është e vetmja “provë” që e lidh atë indirekt me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme për trafik armësh.
Akuzat ndaj Diverolit
Efraim Diveroli akuzohet nga pala amerikane sepse falsifikonte stampat e fishekëve kinezë, duke i shitur ato si të prodhuar në Shqipëri, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të ndaluara me ligj blerjen e fishekëve nga Kina. Falë kontratës nga Pentagoni, Diveroli edhe pse i ri në moshë arriti të siguronte një shumë marramendëse fitimi prej 300 milionë dollarëshe, aferë e cila u zbuluar me tepër se një vit më parë. Ndërkaq dy bashkëpunëtorët e tij Alexandër Podrizki dhe David Packouz janë shpallur fajtor muajin maj të këtij viti.