Radhët, emigrantët humbasin punën
01/09/2009 Berat dhe Fier, pasaportat biometrike
Ende vazhdon me probleme shpërndarja e pasaportave biometrike në zyrën pranë komisariatit të policisë së Beratit. Dyndja e personave që kanë aplikuar dhe tashmë duan të tërheqin këtë dokument 5 ditët e javës vazhdon të jetë e njëjtë. Personat në radhë shprehen të indinjuar se janë emigrantë dhe duhet të largohen për në vendet e punës, por njëkohësisht duan të pajisjen me pasaportën biometrike. Edhe pse ky dokument iu është prodhuar pengesa që krijon radhë të gjata është se pasaportat ndahen vetëm nga një operator i firmës “Aleat”. Burime nga zyra e shpërndarjes bëjnë të ditur se nuk mund të japin pa autorizim numrin e pasaportave të prodhuara dhe atyre të shpërndara,por nga të njëjta burime citohet se dyndja e personave që aplikojnë për pasaportë nuk do të jetë e tillë në muajt e ardhshëm. Aktualisht, sipas burimeve të prefekturës në qarkun e Beratit, janë prodhuar rreth 3300 pasaporta, ndërsa në duar të qytetarëve kanë shkuar 2400 prej tyre. Po kështu dhe në Fier më shumë se 100 persona në ditë presin në sportelin e vetëm pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier për të marrë pasaportën biometrike. Ata pohojnë se kanë 3 javë ose 1 muaj që kanë aplikuar. Të lodhur nga pritja e disa ditëve më parë, shtetasin që presin të pajisen me pasaportë biometrike pohojnë se ende nuk e dinë se kur duhet ta marrin këtë dokument, pasi shumë nga punonjësit nuk po u japin një datë të saktë.