280 mije per Bogdanin me i paguari mes me pak te paguarve
Ne fundin e sezonit te kaluar Erjon Bogdani doli lojtar i lire pasi gjate veres nuk i kane munduar ofertat nga disa klube italiane por edhe nga liga e dyte angleze Anglia dhe kategoria e pare greke. Gjithsesi ne fund ka vendosur te pranoje ate te Cesenes ekipet te sapongjitur ne eliten e futbollit italian Serine A. Por dje duket se eshte qartesuar akoma edhe me shume zgjedhja e tij. Tashme eshte mesuar zyrtarisht se sa do te jete perfitimi i Bogdanit ne kete sezon ne radhet e skuadres se Cezenes. Ne xhepin e futbollistit shqiptar do te perfundoje 280 mije euro neto te cilave me pas mund tju shtohen edhe premiot per paraqitjet dhe realizimin e objektivave te skuadres. Nje gje e tille eshte bere publike nga gazeta prestigjioze italiane e cila u ka bere nje skaner shpenzimeve per rrogat te gjitha klubeve te Serise A. Bogdani eshte edhe lojtari me i paguar te Cezena e cila eshte edhe skuadra qe shpenzon me pak ne Serine A. Vetem e vetem per te qendruar ne Serine A ndoshta i simuluar nga bashkeshortja e tij italiane bomberi shqiptar ka pranuar keshtu te pergjysmoje rrogen e tij pasi te Kievo i perfitonte rreth 600 mije euro. Ky qe po mbyllet eshte viti i dhjete i Bogdanit ne kampionatin italian te futbollit.