Meta në Lushnjë: Rinia, forca e integrimit
Lëvizja Rinore për Integrim në qytetin e Lushnjës ka mbajtur një mbledhje pasditen e sotme për përbylljen e bilancit të 2011-tës dhe vendosjen e objektivave për vitin e ardhshëm.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili ndau me të rinjtë e këtij qyteti urimet për festat e fundvitit. Meta ka theksuar se ndalesa në këtë qytet nuk është e rastësishme, pasi LRI e Lushnjës është boshti kryesor në qarkun e Fierit. Ndër të tjera ai ka vlerësuar rolin e rinisë në proçesin e integrimit të Shqipërisë.
“ Dega e LRI e Lushnjës është boshti kryesor në qarkun e Fierit. Përpara na pret një vit shumë i rëndësishëm për shtetin shqiptar, viti i 100 vjetorit të Pavarsisë. Jam i bindur se 2012-ta do ta gjejë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian. Dhe në këtë proçes roli juaj është shumë i rëndësishëm, ju jeni forca e integrimit”, tha ai.
Në vazhdim drejtuesit e LRI nga i gjithë qarku i Fierit dhe kreu i LSI-së Meta kanë realizuar një takim punë pa praninë e mediave.