E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armando Sadiku, edhe anglezët e WBA-së e kërkojnë shqiptarin

Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos, duket se më në fund është në rrugën e drejtë të largohet nga kategoria e dytë e futbollit zviceran. Interesim për të prej kohësh kanë treguar disa skuadra zvicerane, italiane, gjermane e turke. Madje ekipi i Luganos nuk e ka angazhuar në ndeshjen e parë, duke e llogaritur si lojtar në largim. Destinacioni i mundshëm i tij është në Premier League. Sadiku mund të përfundojë në radhët e skuadrës angleze WBA, klub ky që sezonin e kaluar i përfundoi garat në vendin e tetë në Premiership.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›