E Premte, 6 Nëntor 2026

Armando Sadiku, goli i katërt në Segunda Division

Armando Sadiku ka shënuar golin e katërt në Segunda Divizion në Spanjë, ndryshe Kategoria e Dytë spanjolle. Gjithçka ka ndodhur në barazimin 2-2 që Las Palmas, skuadra në të cilën aktivizohet sulmuesi elbasanas, ka marrë në transfertë me kryesuesen e kampionat, Eibar. Sadiku ka barazuar rezultatin në të 22’, ndërsa më parë për skuadrën vendëse kishte shënuar në të 4’ Huan Diego Molina Martinez.

Dhe goli i Sadiku inspiron skuadrën e Las Palmas për të kërkuar dhe më shumë, ndërsa Jese shënon me penallti në të 45’. Me shumë vështirësi ka barazuar Eibar në të 80’ me Fernando Jorente. 83 minuta lojë për Sadikun, ndërsa Las Palmas ndodhet në vendin e shtatë me 54 pikë e Eibar në vendin e parë me 68 pikë pas 36 javësh kampionat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›