E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armando Sadiku qëndron te Lugano

Në të gjithë merkaton verore ka qenë një ndër lojtarët më të lakuar, duke qenë se janë përmendur shumë alternativa si destinacione të mundshme për të ardhmen e tij. Por Lugano ka komunikuar se ka hequr nga merkatoja Armando Sadikun. Ky vendim është marrë në dakordësi të plotë me lojtarin, pasi janë analizuar me kujdes të gjitha ofertat që kanë mbërritur dhe është vlerësuar që këto oferta nuk kënaqnin plotësisht pritshmëritë e shoqërisë. Ndërkohë ka qenë i rëndësishëm edhe vullneti i Sadikut që, në vitin e Botërorit, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Lugano, për të zbritur në fushën e lojës rregullisht nga minuta e parë, në një ambient që e njeh mirë dhe me një trajner që e vlerëson. I gatshëm për këtë të refuzojë edhe një ofertë të rëndësishme ekonomike. Armando Sadiku ka qenë kryegolashënuesi në dy sezonet e fundit në kategorinë e dytë në Zvicër, me 20 gola në sezonin e parë dhe 19 në të dytin. Qendërsulmuesi shqiptar është stërvitur gjithmonë rregullisht me skuadrën dhe është shprehur entuziast për të qenë në dispozicion.
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›