Fenomeni Ronaldo: Në finale të Championsit, Real Madrid - Barcelona
Parashikimet janë ndryshme. Por braziliani Ronaldo, ish-fenomeni i Barcelonës, i Interit dhe Realit të Madridit, thotë se Real Madrid – Barcelona do të jetë finalja e Uemblit. “Unë parashikoj një finale spanjolle.
Dhe të jem i sinqertë dëshiroj që të triumfojë Reali”, - ka deklaruar Ronaldo. 36-vjecari nuk harron të japë vlerësimin maksimal për një tjetër gjysmëfinaliste, që po bën gjëra të jashtëzakonshme në këtë sezon: “Bajerni i Mynihut po tregon se është një skuadër e madhe. Bavarezët janë shumë të fortë dhe me vetëbesim, janë një fuqi e futbollit europian, sikurse Reali dhe Barcelona”, - shton fenomeni.
Po cili është më i mirë, sipas 36-vjeçarit, Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi? “Të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe që bëjnë diferencën me të tjerët, por për mendimin tim, Mesi është pak më i mirë. Ndoshta fati i keq i Ronaldos është se në kohën e tij luan edhe Mesi, që po fiton vit pas viti ‘Topin e Artë’. Në kohën time ka pasur më shumë konkurrencë, sepse për të njëjtin çmim individual luftonin Zidane, Rivaldo, Ronaldinjo, Figo, etj. Për të mos harruar se kanë fituar edhe lojtarët të tillë, si Ouen dhe Kanavaro”, - mbyll diskutimin e tij braziliani Ronaldo.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)