E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti, Komiteti i Disiplinës nis masat ndaj avokatëve që refuzuan mbrojtjen

Gazeta Shqip

dritan dajti 2Komiteti i Disiplinës e nisi mbledhjen e parë pas ndryshimeve në ligj me një listë avokatësh për të cilët gjykata kërkon masa disiplinore për procesin ndaj Dritan Dajtit.

Në krye të 12 emrave të parë që do të dëgjohen nga Komiteti i Disiplinës është avokati Hasaf Haderaj, mbrojtësi i zgjedhur më herët nga Dajti, por që më pas u tha se ai nuk kishte mundësi ekonomike ta mbronte.

Mesa duket, më kanë thirrur për Dajtin. Nuk e di, por besoj për Dajtin. Se kuptoj pse, Dajti smë paguan më dhe unë nuk e mbroj. Kaq është e gjithë situata dhe ligji e parashikon këtë gjë, ka deklaruar Haderaj.

Nga ana tjetër, Virgjil Karaj, kryetar i Komitetit të Disiplinës ka deklaruar: Në listë janë 12 emrat e parë, për një seri çështjesh të veçanta.

Ndërsa kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia deklaroi se të gjitha mbledhjet e Komitetit të Disiplinës do të jenë transparente.

Ky miniproces ndaj avokatëve do të zhvillohet i tillë sipas ligjit të ri, jo vetëm me kërkesë të gjykatave, por edhe për rastet kur vetë klientët ankohen për mbrojtësit e tyre.
22 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dritan Dajti, Komiteti i Disiplinës nis masat ndaj avokatëve që refuzuan mbrojtjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›