E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armata e Lirë siriane zhvendos komandën nga Turqia në Siri

Liderët e Armatës së Lirë Siriane thanë se e kanë zhvendosur qendrën komanduese të tyre nga Turqia në Siri. Shefi i Armatës së Lirë Siriane Riad al-Asad tha në një video të dërguar mediave se “komanda e Armatës së Lirë Siriane është zhvendosur në zonat e çliruara të Sirisë pas arranzhimeve që janë bërë me batalionet dhe brigadat për t`i siguruar këto zona”.

Nuk janë dhënë indikacione se në cilin vend në Siri është vendosur komanda. Armata në fjalë është shquar për përpjekjet në rrëzimin e presidentit Bashar al Asad nga pushteti.

Por, komandnatët e saj, janë vënë nën thumb të kritikave për shkak se udhëhiqnin nga Turqia dhe se autoriteti i tyre në mesin e disa rrjeteve lokale dhe luftëtarëve është i kufizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›