E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, protestë anti-kineze për ishujt e kontestuar

Qindra japonezë kanë protestuar zhurmshëm por në kontroll të rreptë sigurie kundër pretendimeve të Kines për ishujt e kontestuar.
Protesta e organizuar nga grupi nacionalist “Ganbare Nippon,” ose “Shko për të, Japoni”, pason një sërë demonstratash, shpesh herë të dhunshme, anti-japoneze në Kinë, të zhvilluara këto javët e fundit.

Janë rritur tensionet mes Kinës dhe Japonisë, pas një vendimi të qeverisë së Japonisë për të blerë nga një pronar pirvat japonez ishujt, që pretendohen nga të dy shtetet, por kontrollohen nga Tokio.

Pekini ka dërguar anije vëzhguese në ujërat afër ishujve.

Ishujt e njohur në Japoni si Senkaku dhe në Kinë si Diaoju kanë qenë shkak i zierjes së pakënaqësisë së Kinës ndaj Japonisë, për shkak të pushtimit brutal dhe okupimit të disa pejsëve të Kinës në gjysmën e parë të shekullit XX.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›