E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, kapet “rrjeti xhihadist”

Mediat lokale në Belgjikë, raportojnë, se autoritetet kanë shkatërruar një rrjet xhihadist, që dërgonte të rinj për të luftuar në Somali.

Katër persona u arrestuan në Bruksel, ndërsa tre të tjerë pritet të ekstradohen nga Parisi.Një nga të ndaluarit është një algjerian, i cili thuhet se ka fituar azil politik në muajin maj.

Të dyshuarit pritet të paraqiten para gjykatës të hënën.Autoritetet belge i kanë identifikuar edhe katër militantë të tjerë, por i kanë humbur gjurmët e tyre.

Ata besohet se kanë udhëtuar për në Somali në vitin 2011 për të luftuar për “Al-Shabaab”, një grup rebel islamik që është i lidhur me al-Kaedën dhe kontrollon shumicën e pjesës jugore dhe qendrore të Somalisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›