E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshtunica, nismë për anulimin e marrëveshjeve me Kosovën

Partia Demokratike Serbe (DSS) do të paraqesë në Gjykatën kushtetuese republikane iniciativën për anulimin e të gjitha urdhëresave që janë krijuar në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, deklaroi kryetari i kësaj partie dikur në pushtet Vojislav Kostunica, aktualisht në opozitë.

“Njëkohësisht, DSS do të kërkojë nga Gjykata kushtetuese ndërprerjen e të gjitha akteve dhe veprimeve që dalin nga ato marrëveshje, gjithnjë derisa zgjat procedura e vlerësimit të kushtetutshmërisë, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja afatgjata negative”, shprehet Koshtunica në deklaratën e tij.
 

Sipas tij, “marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë kundërkushtetuese, shkelin rendin juridik në Serbi dhe janë plotësisht në kundërshtim me interesat nacionale serbe he interesat shtetërore”.
 

“Mënyra më e mirë që shteti të lirohet nga këto marrëveshje të dëmshme është ajo që Gjykata kushtetuese, për arsye të jokushtetushmërisë, t’i anulojë ato dispozita”, mendon Koshtunica.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›