"Antena" zbulon thesin me 23 kg hashash, ne pranga dy vellezer
Shkoder- Tentonin te shisnin 23 kg hashash, ndalohen dy vellezer nga Shkodra. Operacioni i koduar "Antena" pasditen e djeshme ka zbuluar ne nje banese sasine e lendes narkotike te vjele nga parcela me kanabis sativa. Te ndaluarit jane Prele dhe Ndoc Nika, 25 dhe 23 vjec, banues ne fshatin Bardhaj te komunes Rrethina. Pas informacioneve te marra ne rruge operative, nje grup agjentesh kane zbarkuar ne fshatin malor per kontroll banese, ku u gjeten 23.5 kg lende bimore e thate, me boce, e cila dyshohet si kanabis sativa. Ne momentin e aksionit dy vellezerit nuk kane bere rezistence dhe jane befasuar nga zbarkimi i policise ne banese. Policia ka derguar dosjen hetimore ne Prokurorine e Shkodres per Prele dhe Ndoc Niken, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim".