E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takim me prokuroret dhe gjyqtaret e ardhshem

Ambasadori amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë një seminari me studentët e Shkollës së Magjistraturës, kërkon që të drejtësia për qytetarët të jetë e barabartë. 
Ambasadori Arvizu në fjalën e tij, udhëzoj prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm të ndjekin shembullin amerikanë të dhënies së drejtësisë. Sipas tij, drejtësia duhet të jet e barabartë për çdo qytetar, siç ndodh në SHBA, ku si senatori, shoferi i kamionit apo një shtëpiake paguajnë detyrimet të barabarta para ligjit. 
Ai i kujtoi studentëve, rastin e vrasjes së një shtetase amerikane në Afganistan pak ditë më parë, për ti dhënë mesazhin prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm se duhet të jenë të vetëdijshme për zgjedhjen dhe përgjegjësinë që kanë për të ushtruar drejt detyrën e tyre. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›