E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme ne familjen Smoqi, shoqerohet 40-vjecarja

Nje kontroll i befasishem i policise se Shijakut ne banesen e Jaho Smoqit, ne fshatin Hamallaj, te rrethit te Durresit, ka zbuluar arme dhe municione. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane mbreme per "Koha Jone" se ne banese jane gjetur dy automatike model 56, 5 krehra dhe 180 cope fisheke te kalibrit 7,62 milimetra. Policia shoqeroi mbreme bashkeshorten e biznesmenit te vrare ne vitin 2002, Qefsere Smoqi, 40 vjec. Policia nuk u shpreh nese kishte informacion paraprak ne lidhje me pranine e armeve dhe municione, por burime te rezervuara nga uniformat blu thane se shtepia ishte nen mbikeqyrje qe pas atentatit te disa javeve me pare, ku mbeti i vrare Hysen Bega. I ndaluari per kete ngjarje, Nazmi Rramilli, deklaroi se kishte kryer krimin per te marre gjakun e Jaho Smoqit.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›