E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha mburret me punen tone

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka perfituar nga nje inaugurim punimesh qe te leshoje akuza ndaj Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe t'i beje thirrje qe te mos mburret me punen e te tjereve. "Dua t'i bej nje apel Kryeministrit qe te mos bredhe neper Shqiperi per te inauguruar pune komunale qe jane punet e kryetareve te bashkive te komunave", tha Rama. Sipas tij, eshte koha qe Kryeministri te jape llogari per krizen e rende te cmimeve, per krizen e rende te prodhimit, per krizen e rende te papunesise; eshte koha qe ai te jape llogari per krizen e rende te sherbimeve ne drita, ne uje, ne shendetesi, ne arsim. "Keto jane punet e Kryeministrit dhe jo bredhjet neper komuna per te pervetesuar punet komunale", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ai vuri ne dukje se Berisha eshte i pari dhe i fundit Kryeminister ne historine e pluralizmit ne Shqiperi qe eshte kthyer ne nje kremtues punesh komunale, duke lene pas dore te gjitha ato probleme te jashtezakonshme qe po agravohen perdite ne jeten e shqiptareve. "Ai i ka kthyer kurrizin fshatit shqiptar, duke mos marre persiper asgje lidhur me vaditjen dhe etjen e tmerrshme qe kane sot tokat, i ka kthyer perfundimisht kurrizin edhe te gjithe familjeve shqiptare qe nuk po perballojne dot rritjen marramendese te cmimeve", ka vijuar kryebashkiaku.

Blloku i banimit nr. 22

Leshimi i akuzave dhe thirrjeve ne drejtim te Kryeministrit Berisha eshte bere nga Rama dje, pasi ka inauguruar fillimin e punimeve per rikonstruksionin e infrastruktures ne Bllokun e banimit nr. 22, kufizuar nga "Rruga e Kavajes" - "Muhamet Gjollesha" - Bulevardi "Zhan d'Ark" dhe rruga "Irfan Tomini". Punimet do te realizohen me nje fond prej rreth 177 milione lekesh nga te ardhurat e bashkise, dhe perfundojne pas 13 muajsh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›