E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme per paqen - Rusia ndermjet Izraelit dhe Iranit

Ne bisedimet e fundit per Lindjen e Mesme ne Uashington Rusia merrte pjese indirekt e perfaqesuar nga i ngarkuari i Kuartetit per Lindjen e Mesme Tony Blair. Nje qendrim i tille i terhequr nuk i pershtatet perpjekjeve te Moskes ne Lindjen e Mesme dhe rreth saj perpjekje qe jane te shumeanshme dhe nganjehere edhe te ngaterruara. Dhe gjithnje eshte fjala per nje perzierje biznesi dhe politike te fuqise se madhe qe dikur i kishte rrenjet thelle ne Lindjen e Afert dhe te Mesme.

Thuajse gjithnje eshte fjala per arme

Ndryshe nga dikur kur Moska edhe ne Lindjen e Afert kishte marre rolin e nje antipodi te perendimit ajo sot luan ne te gjitha anet. Kur ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak vjen tani ne viziten e tij te pare ne Rusi ai pason shume te tjere nga rajoni. Siriane iraniane palestineze nder ta edhe perfaqesues te Hamasit islamist por edhe kryetare te ndryshem te qeverive izraelite kane qene ne listen e te ftuarve te Moskes. Me shume se procesi i paqes ne plan te pare jane interesa te te dyja paleve. Dhe thuajse gjithnje jane ne diskutim armet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ehud Barak u takua ne Moske me homologun e tij rus Serdjukov

Barak do te pengoje shitjen e armeve ruse ne Iran dhe Siri

Ehud Barak do te intensifikoje p.sh. tani perpjekjet e Izraelit per te penguar dy biznese armesh te Moskes qe nuk jane te vetmet. Shitjen e raketave S-300 Iranit dhe P-800 Yakhont raketa kunder anijeve Sirise. Ne te dyja rastet Rusia kembengul qe eshte fjala per arme defensive qe nuk rrezikojne Izraelin dhe sidomos ne rastin e Iranit qe nuk u nenshtrohen as sanksioneve. Nga ana tjeter Moska thote se kryen detyrimet. Nje pjese e kontratave per shitjen e armeve jane te vjetra dhe sa me shume te pritet qe ato te dorezohen aq me shume e rrezikon kjo fushaten politike qe ruset bejne per imazhin e tyre ne rajon.

Edhe me Izraelin Moska perpiqet te intensifikoje marredheniet. Dhe me siguri jo ne rradhe te pare per shkak te nje milione hebrejve ruse qe jetojne nderkohe atje. Por edhe sepse Izraeli eshte aktiv ne rajone ku ruseve nuk u pelqen aspak. Keshtu Izraeli deri para dy vjetesh ka patur bashkepunim te ngushte ushtarak me Gjeorgjine dhe e ka furnizuar ate nder te tjera me avione zbulimi pa pilote. Pas luftes se shkurter atje Izraeli i nderpreu furnizimet. Sot Moska deshiron vete te bleje avione te tille ne Izrael.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergei Krienko dhe Ali-Akbar Salehi perfaqesuesi rus dhe iranian per energjine berthamore. Ne gusht nisi punen me ndihmen ruse centrali atomik Bushehr

Nuk dihet se ne cmase ruset jane te interesuar per sisteme te tjera armesh izraelite. Perderisa ato te jene ndertuar me teknologji amerikane sic eshte ne shumicen e rasteve u nenshtrohen kufizimeve te rrepta te eksportit. Dhe kur jane prodhime thjesht izraelite si ne rastin e avioneve te telekomanduar mbetet e hapur nese blerja e tyre nga Moska do ta pajtoje Izraelin me shitjen ruse te armeve.

Jo se paku i tille eshte mesazhi i Barakut raketat moderne kunder anijeve ne Siri mund te perfundojne ne Liban dhe atje ne duar te hisbollaheve qe i perdorin pastaj kunder Izraelit. Permiresimi i mbrojtjes ajrore ne Iran do ta veshtiresonte shume nje sulm izraelit ndaj impianteve atomike iraniane.

armatimi i Izraelit nuk vihet ne diskutim

Nga nje sulm i tille Moska ka porositur disa here qe te kihet kujdes dhe eshte perpjekur shpesh qe te mos shtohet shume presioni kunder Iranit me qellim qe te kufizoje konfrontimet luftarake me Iranin. Moska me pare deshiron te fitoje para ne Iran. Nga ndertimi i reaktoreve atomike. Edhe ne Siri po bisedohet per ndertimin e nje reaktori rus. Moska siguron se do te ndiqen vetem qellime paqesore dhe angazhohet se bashku me Sirine per nje Lindje te Mesme pa arme atomike. Me kete kuptohet carmatimi atomik i Izraelit sepse vetem ky ka deri tani arme atomike ne kete rajon.

Megjithate per kete Ehud Barak nuk do te jete i gatshem te bisedoje ne Moske.

Autor Peter Philipp/Angjelina Verbica

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›