Tomuschat Projektrezoluta e Serbise do te deshtoje

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka konstatuar se pavaresia e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Per shume eksperte nje mendim i tille ka qene i pritur. I te njejtit mendim eshte edhe profesori gjerman i te drejtes nderkombetare Christian Tomuschat i cili ne nje nterviste per Deutsche Wellen pohon Ishte kjo pergjigja e duhur ndaj pyetjes se shtruar. E drejta nderkombetare ne kete aspekt eshte shume e qarte.
Serbia ishte shume e pakenaqur me kete vendim te GJND-se me shpjegimin se institucioni me i larte juridik i OKB-se nuk eshte marre me te gjitha aspektet e duhura dhe nuk ka dhene pergjigjen ne pyetjen nese shqitparet kane pasur te drejte te shpallin pavaresine e Kosoves. Per te evituar valen e re te njohjes se pavaresise se Kosoves pas mendimit keshilldhenes te Gjykates Beogradi ka paraqitur nje projektrezolute ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku kerkohen negociata te reja per statusin e vendit te cilin deri me sot e kane njohur 71 shtete.
Besoj se Serbia nuk mund te arrije shume. Nuk mund te paramendoj se ne Asamblene e Pergjithshme mund te gjeje shumicen e duhur per mbeshtetjen e kesaj projektrezolute. Asambleja e Pergjithshme do te kete kujdes qe te mos vihen ne nje pozicion te kundert nga ai i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise sepse keto dy institucione jane te obliguara te bashkepunojne mes vete dhe te mos veprojne kunder njera - tjetres. Kete e kane te qarte edhe perfaqesuesit e vendeve ne Asamblene e Pergjithshme. Prandaj nuk e besoj qe Serbia do te gjeje shumicen e duhur per mbeshtetjen e kesaj projektrezuolute.
Ne qofte se e drejta nderkombetare dhe pritjet nga Asambleja e Pergjithshme jane te qarta shtrohet pyetja se cili eshte qellimi i vertete i Serbise
Mendoj se kjo behet per qellime te brendshme politike. Qeveria e Serbise duhet te deshmoje para popullit te vet sikur po ben te gjitha perpjekjet per te evituar secesionin e Kosoves. Ne Serbi edhe me tej eshte e fuqishme ndjenja e trajtimit te padrejte te Serbise dhe se Kosova nuk duhet te ndahet nga Serbia. Une e kuptoj qe politikanet po perpiqen te perdorin edhe mjetin e fundit per ti kthyer gjerat. Ne rrafshin diplomatik nuk do te gjejne mbeshtetje sepse projektrezoluta do te deshtoje por per qeverine serbe kjo mund te jete nje baze e re per veprim. Qeveria mund te thote se i kane bere te gjitha perpjekjet por ja qe deshtuan e tani duhet vepruar mbi bazat e reja. Per Serbine ne rrafshin mbareboteror deshtimi i projektrezolutes paraqet nje humbje sepse humbet edhe mjeti i fundit per evitimin e pavaresise se Kosoves. Por kjo hape edhe rruge per nje afrim te mundshem.
Ne qofte se Serbia deshton me projektrezoluten e saj ne aspektin juridik me nuk i mbeten shume mundesi veprimi.
Ne aspektin juridik me nuk mbetet asnje mjet tjeter. Serbia nuk mund ti drejtohet GJND-se dhe te ngreje nje aktpadi sepse me kete duhet te pajtohen te dy palet nderkohe qe nuk dihet se kush mund te jete i padituri. Pra juridikisht dhe politikisht eshte ky mjeti i fundit qe Serbia mund te perdore.
Nje prej kerkesave kryesore te projektrezolutes serbe eshte rifillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines per statusin e Kosoves. Qeveria e Kosoves shumica e vendeve te BE-se dhe SHBA-ja kane perjashtuar mundesine e negociatave te reja per statusin.
Nuk mendoj se kjo eshte e mundur. Qeveria e Kosoves do te perpiqet te ruaje pavaresine e saj dhe nuk do te futet ne asnje proces qe do te cenonte ate. Duhet pritur antaresimin ne BE per te zgjidhur shume probleme si tregtia e lire liria e levizjes etj. Do te zgjidhen shume probleme por kjo nuk mund te zgjidhet brenda nje dite.
Bashkimi Evropian e ka bere kohet e fundit gjithnje e me shume te qarte se pa zgjidhjen e problemeve rajonale nuk mund te kete anetaresim ne BE. Kete e thane kohet e fundit ne Beograd edhe ministrat e jashtem te disa shteteve anetare te BE-se.
Pa zgjidhjen e problemit te Kosoves Serbia nuk mund te pranohet ne BE. Kjo eshte e pamundur. shte shume e qarte se ky faktor mund te coje deri te shtyrja e madje edhe evitimi i anetaresimit. Kete e di edhe qeveria e Serbise. Pa zgjidhen e ketij problemi nuk mund te kete antaresim ne BE.
Serbia dhe shumica e serbeve te Kosoves nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe nuk i pranojne institucionet e saj. A mund te gjendet ndonje zgjidhje e pranueshme edhe per serbet pa e cenuar pavaresine e Kosoves
Serbeve ne asnje menyre nuk duhet tu shkurtohen te drejtat e tyre nuk duhet te diskriminohen. Kosova eshte obliguar se do te respektoje Konventen e te Drejtave te Njeriut dhe dokumentet e OKB-se. Kjo eshte shume e rendesishme. Qeveria e Kosoves do te bente nje gabim shume te madh nese ne ndonje menyre shkele te drejtat e serbeve. Qeveria e Kosoves duhet madje qe te drejtave te serbeve tu kushtoje nje vemendje te vecante per te deshmuar se atje nuk kemi te bejme me nje nacionalizet te verber dhe se i ka kutpuar obligimet nderkombetare.
Ne shume media dhe ne qarqe jozyrtare eshte folur kohet e fundit per nje lloj statusi special te serbeve ne Kosove. Diplomacia ka mjete te shumta dhe ka shembuj te shumte per zgjidhje federale apo autonomi te ndryshme. Juristet e mire mund te gjejne zgjidhje te ndryshme. Por per kete kerkohet nje lloj tolerance ne radhe te pare nga me i forti e ne rrethanat e tanishme ajo eshte qeveria e Kosoves. Kosovaret duhet qe pas fitores te kene kujdes dhe ne asnje menyre te mos diskriminojne serbet. Kjo nuk guxon te ndodhe sepse do te demtonin shume ceshtjen e tyre.
Profesori Christian Tomuschat nuk perjashton as mundesine e ndarjes me shpjegimin se ne politike duhet te trajtohen te gjitha mundesite ne qofte se jane ne interesin e gjetjes se nje zgjidhje te pranueshme.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama