E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme per te gjithe Shqiperia shpalos arsenalin

Panairi zhvillohet per here te pare ne Shqiperi dhe do te rrije hapur nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ku do te gjenden avionet tanket topat siluret detare raketat per te cilat deri tani vetem keni degjuar

Shqiptaret nuk mund ta kuptonin veten pa nje pushke te pakten deri ne kohen e shtetit modern ku pjesa me e madhe u carmatos ne mjaft raste me dhune. Sidoqofte miti i armes dhe dashuria per kete te fundit nuk eshte se na ka braktisur e ndoshta pikerisht kenaqjes sadopak te ketij pasioni jo dhe aq pozitiv i sherben Panairi i Mbrojtjes dhe Sigurise qe u hap dje ne Tirane. Ky panair zhvillohet per here te pare ne Shqiperi dhe do te rrije hapur nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ku do te gjenden avionet tanket topat siluret detare raketat per te cilat deri tani vetem kemi degjuar. Jo vetem makinerite ushtarake por edhe nje shume llojshmeri armesh duke filluar qe nga me te vjetrat dhe perfunduar tek me modernet. Arme te cilat jane vene ne dispozicion per syrin e qytetareve nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme ne bashkepunim me Klik Ekspo Group.

Te pranishem ne celjen e ketij panairi kane qene Ministrat Lulzim Basha dhe Arben Imami te cilet e shikojne kete ekspozite si nje hap te procesit te reformimit dhe transformimit te Forcave te Armatosura te Shqiperise. Panairi Nderkombetar per Mbrojtjen dhe Sigurine mbart ne vetvete mbart dy qellime kryesore ate te vleresimit te punes se bere nga qeveria shqiptare fale se ciles u be i mundur anetaresimi ne NATO dhe ate qe u tregon nderkombetareve se Shqiperia e meritonte plotesisht kete anetaresim.

Ne fjalimin e rastit Ministri Imami u shpreh se prezenca e Forcave Ajrore ne misionet paqeruajtese te Aleances por edhe ne misione te tjera ne kuader te BE-se dhe OKB-se apo ne operacione te emergjencave civile kombetare shtrojne para nesh detyrimin per ti pajisur forcat me logjistiken me bashkekohore ne funksion te veprimit efikas shpejtesise se nderveprimit dhe permiresimit te komunikimit strategjik ne kuader te nje komandim-kontrolli sa me efektiv.

Ne kete eveniment ka qene i pranishem edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili duke konfirmuar edhe nje here bashkepunimin e vazhdueshem midis dy ministrive ne kuader te mbrojtjes dhe sigurise ne vend dhe rajon tha se Ky panair i cili zhvillohet per here te pare ne Shqiperi shpalos dhe deshmon edhe nje here stadin e zhvillimit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise Policise se Shtetit dhe strukturave te tjera te Ministrise se Brendshme si dhe te ofroj nje perspektive mbi konsolidimin e metejshem te arritjeve tona dhe ne vecanti te pajisjes se strukturave te sigurise me platformat dhe sistemet nga me modernet ne funksion te garantimit te rolit kushtetues dhe objektivave ligjore. ALMEX 2010 nuk do te jete thjesht nje parade produktesh ushtarake dhe sigurie ashtu sic pritet por ne bashkepunim me strukturat e siperpermendura do te ofroje edhe demonstrime ne kohe reale. Ne keto demonstrime perfshihen qitje dhe stervitje ne terren simulime te luftimit trup me trup demonstrim i pajisjeve teknike te transportit dhe komunikimit dhe varietetit teknologjik ne operacionet nga Forcat e Armatosura.

Me anetaresimin ne Aleance dhe pergatitjen per te kaluar pragun e BE intensifikohen prirjet e Shqiperise per tu perfshire me ze te plote ne ceshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurise nderkombetare. Ne qofte se deri dje ky armatim ishte i veshur me misterin e propagandes zyrtare dhe i ruajtur me fanatizem nga syri i cdokujt i ofrohet te gjithe shtresave te shoqerise per tu njohur drejtpersedrejti. Ato tani i perkasin historise dhe do te ofrohen si relike te se shkuares vetem ne ambiente muzeale. Ne qender te Kryeqytetit ne hyrje Muzeut Historik Kombetar tashme kane zbarkuar mjetet e renda elite deri para pak kohesh te ushtrise shqiptare te sjella nga Ministria e Mbrojtjes dhe Klik Ekspo Group. Me kete ekspozite vjen e djeshmja e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe. Nuk jane vetem forcat ushtarake ato qe jane pjesemarrese ne kete eveniment por edhe forcat e Rendit disa shoqeri te ruajtjes dhe sigurise fizike gjithashtu edhe subjekte private te shitjeve te Armeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›