Akreditimi dhe renditja studentet mbeten ne stazh

Akreditimi nuk do te jete kusht per renditjen. Universitetet mund te ngelin ne klase
Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences bejne te ditur se renditja do te kryhet per te gjitha universitetet ne vend pa dallim nese jane te akredituara apo jo. Kjo do te thote se edhe ato universitete per te cilat nuk eshte cekuar nese plotesojne kriteret minimale per tu quajtur universitet do te marrin pjese ne kete renditje. Per shkak te vecorise qe ka renditja ne metodologji nga akreditimi mundet qe universitete qe nuk kalojne procesin e akreditimit te jene me larte ne renditje se ato qe i kalojne.
Akreditimi
Akreditimi eshte plotesimi i kushteve minimale ligjore qe percaktohen nga ligji i arsimit te larte. Sipas Agjencise se Akreditimit cdo institucion i arsimit te larte apo program studimi ne arsimin e larte publik dhe privat perpara leshimit te diplomave te para i nenshtrohet procesit te akreditimit te pare. Akreditimi i pare i jep te drejten nje institucioni publik ose privat te arsimit te larte te leshoje diploma te njohura ne Republiken e Shqiperise akreditim qe perseritet cdo gjashte vjet.
Procedurat kerkesat kriteret dhe standardet per vleresimin dhe akreditimin jane te njejta si per institucionet publike te arsimit te larte ashtu dhe per ato private. Per institucionet e arsimit te larte qe operojne e ofrojne diploma te perbashketa me institucione te huaja te arsimit te larte si dhe per filiale te institucioneve te arsimit te larte te huaja qe ushtrojne veprimtari ne Republiken e Shqiperise vleresimi dhe akreditimi kryhen duke marre parasysh edhe vleresimin dhe akreditimin e tyre ne vendin e origjines ndash ben te ditur Agjencia e Akreditimit.
Publiket
Por a e kalojne universitetet tona procesin e akreditimit. Duke pare ligjin dhe faktet qe vete universitetet servirin universitetet publike duket se calojne qartazi se paku ne nje pike mjediset studentore. Cdo universitet duhet te kete minimalisht 4 metra katrore per cdo student dicka qe ne baze te te dhenave zyrtare universitetet publike nuk e arrijne dot sidomos me rritjen drastike te numrit te studenteve qe kane pesuar vitet e fundit.
Ndoshta kampuset e reja universitare qe planifikohen per tu ndertuar per Universitetin e Vlores dhe ate te Tiranes e permiresojne kete standard qe le per te deshiruar ne universitetet publike.
Privatet
Nderkaq nder universitetet private jane akredituar vetem nje pjese e vogel e tyre nderkohe qe shumica eshte ne proces akreditimi. Ne kundershtim nga universitetet publike ku problemi jane mjediset universitetet private duket se e plotesojne kete kusht kryesisht per shkak te faktit qe kane pak studente.
Problemi qe hasin privatet jane pedagoget pasi shumica e tyre jane nga universitetet publike dhe si pasoje nuk plotesojne kushtin ligjor per 7 pedagoge per cdo departament prej te cileve 3 duhet te jene me tituj dhe grada shkencore.