E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia penalizon qytetaret nentori pa abone e kartela

ZMK Bashkia nuk kontrollon operatoret. Qytetaret kunder vendimit te shoqates

Per 40 mije invalide pune veterane dhe 40 mije kryeqytetas qe perdorin transportin urban ne muajin nentor do te udhetojne vetem me leke pasi operatoret nuk do te njohin abonete dhe as kartelat. Vendimi i marre nje muaj me pare nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas mbetet ne fuqi pasi negociatat me Bashkine e Tiranes per te plotesuar kerkesat e tyre kane deshtuar. Altin Goxhaj drejtor ekzekutiv ne Zyren per Mbrojtjen e Konsumatorit thote se mosnjohjen e aboneve nga shoqata e konsideron shkelje te ligjit. Nga ana tjeter Goxhaj thote se bashkia po vjedh duke mos u shperndare operatoreve fitimin e aboneve.

Vendimi

Por ajo qe do te rendoje akoma me shume kryeqytetasit eshte vendimi i marre nga shoqata dhe qe do te vazhdoje te jete ne fuqi edhe per muajin e ardhshem. Sekretari i pergjithshem i shoqates Kujtim Hyka tregon se edhe pas afatit njemujor lene Bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Finances asnje prej kerkesave te tyre nuk eshte plotesuar. Hyka thote se vetem dy dite me pare shoqata ka pasur nje takim ne tryeze te rrumbullaket me institucionet pergjegjese. Po keshtu kane derguar edhe kerkesa zyrtare ketyre institucioneve por ende nuk eshte kthyer asnje pergjigje qofte kjo pozitive apo negative.

U bene 3 vjet qe keta perfitojne udhetim falas sipas ligjit qe eshte ne fuqi por qe nuk kane nxjerre akte nenligjore per menyren e subvencionimit ose te rimbursimit te biletes. Ka nxjerre nje vendim keshilli bashkiak per cdo autobus te shoqerive pervec takses qe paguajme ne ne pergjithesi paguhet edhe nje takse tabele takse gjelberimi takse pastrimi dhe eshte nje vlere prej 600 mije lekesh te vjetra ne vit per nje autobus - tha Kujtim Hyka sekretar i pergjithshem i shoqates se transportit urban ne Tirane.

Marrja e ketij vendimi qe kreu i Shoqates se Transportit Urban Qytetas nuk di te thote se sa do te zgjase erdhi pas nje sere kerkesash qe iu drejtuan Bashkise se Tiranes per heqjen e taksave dhe gjetjen e nje zgjidhjeje per lirimin e trafikut Ministrise se Financave per subvencionimin e diferences se krijuar nga cmimi i biletave dhe aboneve si dhe Ministrise se Puneve Publike dhe transporteve per ndryshimin e afatit te licences per nje afat kohor 10-vjecar.

Lidhur me vendimin e marre nga shoqata kreu i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit Altin Goxhaj shprehet Bashkia e Tiranes vjedh shoqaten e transportit publik duke mos shperndare fitimin e aboneve. Shkeljet e ketij institucioni shkojne me tej duke mos ushtruar kontrolle mbi operatoret. Nga ana tjeter edhe shoqata ben shkelje te ligjit te konkurrences per mosnjohje te aboneve pasi ky ligj thote shprehimisht se dy apo me shume biznese nuk mund te bashkohen apo organizohen per te vendosur politikat e cmimit.

Qytetaret

Nderkohe vetem nje bilete njeudhetimeshe kushton 30 leke. Ne rast se nuk dalin abonete ne qarkullim me nje llogari nje individ qe leviz mesatarisht 2 here ne dite me urban do te paguaje gjate nje muaji 1800 leke te reja po kaq do te paguajne edhe veteranet paratetraplegjiket apo invalidet qe e perfitojne falas kete sherbim.

Per familjet ku dy deri ne tre pjesetare levizin me urban kostoja e levizjes rritet automatikisht duke e bere te paperballueshme per xhepat e tyre. Keshtu ne rast se nje person qe perdor vetem nje linje dy here ne dite vajtje-ardhje detyrohet te paguaje per nje muaj 1800 leke. Per rastet kur ky person perdor dy linja dy here ne dite kostoja dyfishohet dhe vazhdon te rritet me shtimin e pjesetareve te familjes qe perdorin kete sherbim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›