E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy eksplozive brenda dites hidhet ne ere makina e doganierit

Ne sheshin e trageteve ne Koman automjeti i nje tjeter personi ka shperthyer nga tritoli

Dy ngjarje jane shenuar dje me shperthim tritoli. E para eshte shenuar ne Koman ndersa e dyta ne Tirane. Te dyja rastet kane pas per objekt te krimit shkaterrimin e mjeteve. Ne Tirane nje automjet tip benz shpertheu me eksploziv pas mesnate. Sipas policise pronari i automjetit Perparim Allko rezulton te jete punonjes i drejtorise se doganave. Ngjarja ka ndodhur ne bllokun e pallateve perballe Maternitetit te Ri te Tiranes. Fatmiresisht nga shperthimi nuk pati te lenduar ne njerez.

Nje grup hetuesish te kryesuar nga eksperte te demtimit te prones me eksploziv mesohet te kene nisur hetimet per ngjarjen. Te njejta burime treguan se policia eshte duke hetuar konflikte te mundshme personale te Allkos si dhe probleme qe mund te lidhen me detyren e tij. Vete i demtuari mesohet te jete shprehur ne polici se nuk kishte patur probleme qe mund te ishin objekt per nje ngjarje te tille. Eksplozivi ishte vendosur ne pjesen e parakolpit te makines dhe mendohet te kete qene ne sasi e vogel. Pothuajse e njejta skeme eshte perdorur edhe me rastin ne Koman .

Nje sasi eksplozivi e vendosur tek nje automjet i parkuar ne sheshin e tragetit ne fshatin Koman te komunes se Temalit ka shperthyer rreth ores 03.10 te mengjesit te djeshem por pa lenduar njerez. Burime nga policia e Shkodres thane se pas informimit per ngjarjen uniformat blu te qytetit kane shkuar ne vendngjarje ku rezultoi se eksplozivi i ishte vendosur nje automjeti te tipit BMW me targe te Shkodres SH 05 00 E e cila ishte ne pronesi te nje 33 vjecari me iniciale T. Z. i lindur ne fshatin Telume qe ndodhet ne komunen Temal por qe banonte ne Shkoder. Eksplozivi ishte vendosur pikerisht mbi siperfaqe dhe pas shperthimit te tij eshte demtuar automjeti por pa lenduar njeri. Policia e Shkodres beri te ditur se ka identifikuar dy autoret e dyshuar per vendosjen e eksplozivit porse identiteti i tyre nuk publikohet per shkak te hetimit. Grupi hetimor po kryen tashme te gjitha procedurat dhe po punon per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motiveve te ngjarjes. Materialet procedurale per vepren penale penale te shkaterrimit te prones me eksploziv do shqyrtohen nga prokuroria e Shkodres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›