E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme shqiptare per Real IRA

Artan Cena

LONDER - Armet shqiptare kane mberritur deri ne Irlanden e Veriut, ku kane shkaktuar viktima ditet e fundit. Zbulimi eshte bere nga media britanike, te cilet kane deklaruar se, sherbimet sekrete angleze kane bere te mundur te zbulojne origjinen e armeve qe perdorin militantet e Real IRA-s, qe shkurt njihet si RIRA. Sipas medies armet shqiptare jane marre pas vitit 1997, kur u hapen depot e shumta te ushtrise ne vend. Sipas gazetes "Sunday Times", nje ndihme te madhe ne pajisjen me arme dhe dergimin e tyre ne Irlande ka luajtur dhe kriminelet shqiptare, qe kane ngritur organizata te ndryshme ne Britanine e Madhe, pikerisht pas viteve 1998-99. Gjate ketyre viteve ne kete vend kane shkuar shume shqiptare, duke u paraqitur si kosovare te larguar nga vendi i tyre per shkak te luftes.

Grupi separatist irlandez RIRA, qe ka marre pergjegjesine per sulmet e fundit ne Irlanden e Veriut ku dy ushtare britanike u vrane, eshte furnizuar me arme nga Shqiperia. Diten e djeshme ne nje artikull ne te perditshmen britanike "Sunday Times" dhe ne faqen "Times online", eshte bere e ditur se, anetaret e RIRA-s po perdorin arme qe kane origjinen nga Shqiperia. Ne kete artikull i behej nje analize e thelle rikthimit te tensioneve ne Irlanden e Veriut. Sipas artikullit, RIRA ka importuar arme perfshire dhe arme automatike dhe pistoleta nga Shqiperia. Gjate ketij artikulli behet e ditur se, jane tre grupet me problematike ne Irlanden e Veriut, vend qe kishte disa vite qe nuk ishte bere objekt i sulmeve.

Sipas "Times Online", grupi me i forte dhe me aktiv ne kete momente ne kete vend eshte Real Ira. Ky grup separatist vazhdimisht ka qene nen hetim nga sherbimet sekrete irlandeze per import dhe eksport armesh. Grup tjeter eshte Continuing Ira, vazhdimesia e Ires dhe i treti "Vullnetaret e Irlandes". Real Ira qe thuhet se eshte furnizuar me arme nga Shqiperia, eshte formuar ne 1997, nga Majkell Mekevit, gjenerali ushtarak i IRA-s.

Gjithashtu ai njihet dhe si personi pergjegjes per armet dhe eksplozivet, qe perdoreshin nga organizata per Liri e Irlandes, IRA. Mekevit vendosi te largohej nga IRA pas vendimit te Shin Fejnit qe te firmoste ndalimin e dhunes, qe solli dhe marreveshjen e paqes "E premtja e mire", e vitit 1998 mes IRA-s qe kerkonte Irlande te Bashkuar dhe grupimeve qe donin bashkimin e Irlandes me Britanine.

Mekevit mbeshtetet sot nga gjithe republikanet radikale te IRA-s te pakenaqur me kete marreveshje paqeje. Real Ira eshte fajtore per sulmin me te eger te gushtit 1998 per makinen bombe ne Omah ku 29 vete vdiqen. Real Ira ose RIRA, ka shpallur armepushim ne 2005, por tani eshte rigrupuar. Aktualisht themeluesi i kesaj organizate Mekevit eshte ne burg, por veprimtarite e grupit kane rinisur ne vitin 2007 dhe ata kane thene se, jane gati te hidhen ne lufte. Sot Real Ira drejtohet nga ekstremisti Simus Megrejn.

Sherbimi sekret irlandez eshte perpjekur te infiltroje spiune te mundshem si gjoja terrioriste irakiane per t'u lidhur me RIRA-n dhe per t'i ofruar atyre para dhe armatime. Policia irlandeze ka arrestuar tre persona te RIRA-s si fajtore per vrasjen e dy ushtareve britanike te shtunen e shkuar, ne aktin me vdekjeprures te dhunes ne Irlanden e Veriut ne 12 vitet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›