E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherret per pronesi, tre te ndaluar

Kurbin- Tre persona perfunduan ne prangat e policise se Kurbinit gjate dites se djeshme nen akuzen e kanosjes dhe tentatives per vrasje te fqinjeve te tyre me te cilet kishin konflikte pronesie. Burime zyrtare bene me dije se i pari u ndalua 59 vjecari Osman Hasani, nga fshati Gjorm, i cili ishte perpjekur te vriste fqinjin e tij me arme. Uniformat blu kane nderhyre menjehere duke shmangur ngjarjen e rende dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje arme automatike dhe dy krehra me fisheke. Po dje, policia e Kurbinit arrestoi Mirash Gegen, banues ne Fushe Mamurras, i cili eshte perleshur me fqinjin e tij po per konflikt pronesie. Mesohet se shkak eshte bere nje siperfaqe toke. Gjate kontrollit ne banese, 51-vjecarit i jane gjetur dy automatike. Dy dite me pare, ne fshatin Dilbnishte, kusherinjte Tonin Lleshi dhe Pjeter Lleshi, ishin konfrontuar per shkaqe pronesie. Tonin Lleshi eshte perpjekur te vrase me bresheri automatiku te afermin e tij, por ka deshtuar.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›