E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banoret e Gerdecit refuzuan manipulimin"

Fatjona Mejdini

Qeveria ne perkujtim te nje vjetorit te tragjedise qe ndodhi ne Gerdec, vleresoi dje banoret e kesaj zone te cilet nuk u manipuluan nga partite opozitare qe po e perdorin politikisht kete tragjedi. Ne nje deklarate per median, zedhenesja e kryeministrit Berisha, Juela Mecani vleresoi dje qendrueshmerine sipas saj, pergjate ketij viti, te banoreve te zones te cilet tha se nuk rane prè e perdorimit nga ana e partive opozitare.

"Qeveria vlereson fisnikerine e banoreve te Gerdecit qe me percmim refuzuan perpjekjet per te manipuluar me shpirtrat e njerezve te tyre te dashur per qellime politike dhe vleresuan bashkepunimin me qeverine dhe qendrimin e kesaj qeverie qe ne minutat e para pas aksidentit e deri ne ditet e sotme", deklaroi Mecani ne deklaraten e saj per median. Pervec vleresimeve ne emer te qeverise, Mecani shprehu dje edhe falenderimin per familjet e viktimave dhe komunitetin e zones se Gerdecit si dhe qeverine vendore, per kontributin dhe bashkepunimin e frytshem dhe luajal me kete qeveri, ne te gjithe trajtimin e problematikes se zones. Ne kuader te tragjedise se rende qe tronditi jetet e tyre, zedhenesja e kryeministrit citoi se qeveria i siguron keta banore se sikunder deri me sot ajo do te jete bashke me ta, do te ofroje te gjithe mbeshtetjen dhe solidaritetin per kapercimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata te ketij aksidenti tragjik.

Ne deklaraten e saj, ne perkujtim te viktimave te tragjedise, Mecani kujtoi se qe ne oret e para te kesaj tragjedie, qeveria organizoi operacionin e kerkim-shpetimit me te shpejte dhe me te suksesshem ne historine e vendit. "Mijera trupa te njesive te ushtrise dhe policise si dhe qindra banore te zones, u perballen me vetemohim dhe heroizem te pashoq, per cdo minute per 48 ore rresht me vdekjen dhe shpetuan dhjetera e dhjetera jete", theksoi zedhenesja e kryeministrit Berisha. Ne kete kuader Mecani kujtoi edhe masat financiare te ndermarra nga qeveria per banoret e prekur te zones, ku ne nje kohe rekord demshperbleu demet e ndodhura ne 4000 banesa te Gerdecit dhe zonave perreth. Nga tjeter zedhenesja e kryeministrit kujtoi se qeveria beri cdo perpjekje per te mbeshtetur nje hetim te shpejte, te pavarur dhe te gjithanshem dhe vendosjen para ligjit te autoreve te tragjedise. Ne kete kuader Mecani perseriti qendrimin e qeverise, per te cilen zbardhja e te vertetes mbi Gerdecit eshte me rendesi kapitale per drejtesine shqiptare

"Qeveria nuk eshte pajtuar dhe nuk pajtohet me akuzat e formuluara vetem e vetem per te fshehur pergjegjesit e vertete te ketij aksidenti tragjik, nuk eshte pajtuar dhe nuk pajtohet me zgjatjen e hetimit dhe pazaret politiko-mediatike me dosjen e kesaj tragjedie", deklaroi Mecani. Ne emer te qeverise, ajo shprehu ngushellimet "me te thella dhe solidaritetin me njerezor familjeve te viktimave, te plagosurve dhe te lenduarve te ketij aksidenti tragjik".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›