E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndalon te dyshuarit per ngjarjen

FIRENCE - Serish racizem ne Itali. Nje shqiptar eshte bere shenjester e kater te rinjve italiane. Ngjarja ka ndodhur ne oren 20:30 te dy diteve me pare nje lokal nate ne Firence. Sipas medies italiane, viktime eshte bere nje 21-vjecar nga Shqiperia, emigrant prej vitesh ne shtetin fqinj. Nderkohe qe kater agresoret jane bllokuar nga patrullat e policise ne rrugen "Manelli", ne Firence, pak minuta pas ngjarjes. Policia italiane ka bere te ditur se, 4 te rinjte jane ndaluar duke u munduar qe te largohen nga vendi ku kishin bere sherrin. Sipas policise, ata kishin ushtruar dhune rreth mbremjes ndaj nje shqiptari, i cili me pas i eshte drejtuar policise, ku ka bere denoncimin ne lidhje me ngjarjen. Policia ka bere te ditur se, ne fillim ka qene njeri nga djemte qe ka sulmuar shqiptarin pasi e ka pyetur per origjinen e tij. Por nderhyrja e rojeve te lokalit te nates ka bere qe sherri te nderpritet dhe i riu ka hequr dore. Por tre te tjeret kane vazhduar te shajne dhe kercenojne shqiptarin. E ketu ka nisur serish sherri mes te rinjve. Pas zenkes ata jane larguar menjehere eshte larguar nga lokali, por nga ana tjeter eshte njoftuar dhe policia. Pas pershkrimit te makines dhe te personave policia ka bere te mundur gjetjen dhe ndalimin e saj. Me pas ka vene ne pranga dhe te dyshuarit per racizem. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›