Armeni rizgjidhet presidenti Serge Sarkisian
Serge Sarkisian, presidenti i Armenisë ka fituar një mandat të dytë 5 vjeçar.
Pas numërimit të të gjitha votave, Sarkisian numëon rreth 59% të votave. Rivali i tij me i afërt, Raffi Hovannisian, mori rreth 37%.
Vëzhguesit kanë kritikuar zgjedhjet, për shkak se nuk i dhanë mundësi reale votuesve për të zgjedhur, pasi disa prej kundërshtarëve më të njohur të Sarkisian u tërhoqën nga garimi.
Një prej kandidatëve u qëllua muajin e kaluar në një përpjekje të dyshuar si atentat. Paruyr Hayrikyan i Lëvizjes Vetëvendosje u plagos në shpinë, jashtë shtëpisë së tij, pranë Yerevan-it. Ai u shtrua sërish në spital në fillim të kësaj jave, pasi nuk ndihej mirë.
Një tjetër kandidat, Andrias Ghukasyan, ka qenë gjatë kësaj kohe në grevë urie, që prej fillimit të fushatës, në përpjekje për të detyruar autoritetet që të anulonin kandidimin e Sarkisian, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë të bojkotonin zgjedhjet.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e së hënës ishte rreth 60 për qind.