E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervjetori i rrezimit te bustit te diktatorit

20 shkurti 2013 shënon plot 22 vjet, nga dita kur u rrezua busti i diktatorit Hoxha. Zëdhënësja e qeverise, njëkohësisht ministre e Integrimit, Majlinda Bregu njoftoi se do te festohet fuqishëm dita e madhe e përmbysjes se bllokut komunist. Zonja Bregu e shënoi si ditën kur liritë e shqiptareve morën udhe, duke e bere edhe me te prekshme aspiratën për integrim europian.  Ajo tha se sot shqiptaret kane me shume se kurrë arsye ta festojnë, për shkak te përmbushjes se shume prej, objektivave te rëndësishëm. 
Por zonja Bregu akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste si bllokues te procesit te integrimit, referuar mosvotimit te tre ligjeve kusht për statusin e vendit kandidat. Megjithatë ajo u shpreh e bindur, se Rama do te dështojë ne këtë përpjekje për bllokim, njësoj siç dështoi me përpjekjet për te bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO apo dhe liberalizimin vizave. 
Festimet, me rastin e 22 shkurtit, do te zhvillohen atje ku dhe lindi lëvizja antikomuniste, ne qytetin studenti ne orën 16.30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›