E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armenia e Madhe, krizë diplomatike me Turqinë

Jerevan - Tronditen sërish marrëdhëniet midis Turqisë dhe Armenisë. Kësaj here ka qenë presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisjan i cili ka deklaruar se përpjekja për krijimin "Armenisë së Madhe" është një detyrë parimore për ta. Sipas lajmit të Agjencisë Armene Novasti, Sarkisjan në deklaratën që bëri në qytetin Lori të Armenisë tha se është e afërt dita që ata do të thonë "atdheu im i madh, atdheu im i ri" dhe shtoi: " Unë e ndjej veten të detyruar që duke përdorur edhe mundësitë e mia përveç atyre shtetërore të punoj për krijimin e Armenisë së Madhe".

Armenët ëndërrojnë të krijojnë një "Armeni të Madhe" duke marrë toka nga Lumi Eufrat deri në Lumin Kur, dhe nga Deti Kaspik deri në liqenin Urmije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›