E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje penale për organizatën armene në SHBA

Uashington - Është kërkuar ndjekja penale për organizatën e personaliteteve armene në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Organizata e emërtuar si “Komiteti Armen Kombëtar në Amerikë” akuzohet për shkeljen e ligjeve të lobimit. Bëhet e ditur se organizata në fjalë, ANCA, edhe pse nuk është regjistruar si një organizatë lobiste ka bërë aktivitete politike. Sipas të njëjtave burime, organizata nuk është ligjore, ajo është në marrëdhënie të ngushta me partitë politike në Armeni.

"ANCA" në vitin e kaluar ishte përpjekur të miratonte në Kongres projektligjin mbi pretendimet armen që u bllokua nga Dhoma e Përfaqësueseve. Ankesa është përgatitur nga një organizatë që punon në çështjet e etikës politike pa qëllime fitimi. Ajo iu paraqit në radhë të parë Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteve të tjera relevante. Në ankesë është specifikuar se ANCA megjithëse jashtë autorizimit të saj, ka bërë aktiviteti lobimi në Kongres.

Aktivitetet e lobimit pa leje zyrtare, sipas ligjit të SHBA-së konsiderohen si vepër penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›