NATO, Sllovenia referendum kundër Kroacisë
Lubjanë -Duket se Sllovenia do të pengojë seriozisht anëtarësimin e fqinjit të saj Kroacisë në NATO. Së fundit, në Lubjanë ka nisur një fushatë e gjerë kombëtare për të zhvilluar një referendum kundër anëtarësimit të Kroacisë. Për referendumin në fjalë nevojiten 40 mijë firma, të cilat do të mblidhen për disa javë. Peticioni për referendum është kërkuar nga një parti e djathtë, ndërsa mendohet se do të zgjasë deri më 26 mars.
Tashmë, përballë kësaj situate, anëtarësimi i Kroacisë mbetet pezull. Realiteti do të ndryshojë, nëse organizatorët do të tërhiqen nga referendumi. Presidenti slloven Danilo Turk dhe kryeministri, Borut Pahor i kanë bërë thirrje popullit slloven të mos firmosë referendumin me motivin se është i dëmshëm dhe i panevojshëm.
Në fillim të muajit Prill, aleanca e Atlantikut të Veriut, pritet të përfshijë edhe dy shtete të tjera të Ballkanit, Shqipërinë dhe Kroacinë. Nëse, Sllovenia voton kundër, atëherë Kroacisë i mbyllet rruga drejt anëtarësimit me të drejta të plota.
Parlamenti slloven miratoi disa më parë, protokollin për aderimin e Shqipërisë dhe Kroacisë, votim i cili erdhi pas një dështimi të mëparshëm, ku deputetët e opozitës votuan kundër.