"Armet, Berisha e djali s'kane gisht"
Fatjona Mejdini
Gazeta e mirenjohur amerikane "New York Times" publikoi diten e djeshme letren e ambasadorit te Shqiperine ne OKB, Ardian Neritani, ne te cilen sqarohet pozicioni i qeverise ne lidhje me akuzat e gazetes per trafik armesh. Letra e botuar dje, kishte per qellim te sqaroje pozicionin e qeverise shqiptare ne lidhje me shkrimin "Furnizuesi i afganeve me arme nen hetim", botuar ne "New York Times" me date 27 mars. Ne letren e tij, Neritani thekson se qeveria shqiptare hedh poshte deklaratat e burimeve te cituara nga gazeta amerikane, sipas te cilave, kreu i qeverise Berisha dhe i biri i tij jane te perfshire ne trafik armesh. "Ne jemi shume te befasuar nga publikimi i akuzave te pabazuara per korrupsion nga ana e gazetes suaj. Ne hedhim poshte akuzat e hedhura ne kete bisede, pasi as Kryeministri, as djali i tij, nuk jane te perfshire ne procesin e prokurimit te asnje ministrie, perfshire edhe Ministrine e Mbrojtjes", theksohet ne letren e derguar nga ambasadori yne ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Sipas Neritanit, akuzat e bera ne gazete vijne nga nje burim i dyshimte dhe i pabesueshem.
"Deshmia e vetme ne kete drejtim, vjen nga nje burim i veshtire per t`u besuar, me nje kasete te regjistruar ne menyre sekrete mes dy tregtaresh armesh te dyshimte dhe te interesuar per te mbrojtur veten", theksohet ne letren e derguar me 28 mars nga Adrian Neritani ne "New York Times". Por ne leter theksohet se, nderkaq qeveria ka nisur nje hetim per akuzat e korrupsionit ne tregtine e armeve mes vendit tone dhe Afganistanit.
"Per kete, ne kemi filluar nje hetim rreth akuzave per korrupsion ndaj Agjencise se Eksportit te Armeve ne Shqiperi, si dhe ndaj akuzave se Shqiperia ka furnizuar forcat afgane me arme jashte standardeve", tregon Neritani per gazeten amerikane.
Nga ana tjeter, ne leter theksohet se, per sa u perket akuzave se municioni nuk ishte i koduar, praktikat standarde diktojne qe bleresi mban pergjegjesine e plote per testimin e cilesise. Po keshtu, ambasadori i Shqiperise ne OKB thekson se qeveria shqiptare eshte e hapur per te bere transparence te plote per kete ceshtje dhe ka ofruar dokumentacionin e duhur per zbardhjen e kesaj ceshtjeje.
"Qeveria e Shqiperise eshte teresisht e angazhuar per transparence. Pervec kesaj te gjitha dokumentet perkates qe lidhen me kete ceshtje dhe te gjitha gjetjet nga hetimet do te behen publike", theksohet ne leter. Po keshtu, ambasadori yne ne OKB, Neritani, thekson se, per sa i perket Afganistanit, Shqiperia eshte e vetedijshme se lufta kunder ekstremizmit eshte nje ceshtje percaktuese ne ditet tona dhe se vendi yne eshte i gatshem te rris numrin e trupave paqeruajtese ne Afganistan.
Debati erdhi pas shkrimit ne gazeten amerikane
Me date 27 mars gazeta amerikane "New York Times" publikoi nje kryeartikull, ne te cilin tregtare armesh citoheshin duke akuzuar Kryeministrin Berisha dhe te birin e tij per perfshirje ne trafikun e armeve. Artikulli i titulluar "Furnizuesi i afganeve me arme nen hetim" u be per disa dite frymezimi i opozites per te perseritur akuzat per korrupsion ndaj Kryeministrit Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise Berisha nepermjet zedheneses se tij, i quajti shpikje dhe te trilluara akuzat e trafikantit te armeve ne "New York Times". Po keshtu, Kryeministri ne sallen e Kuvendit sqaroi edhe pozicionin e te birit te tij ne lidhje me kete ceshtje.