Greqia, ndihme Institutit Bujqesor te Kamzes
Ambasada e Greqise ne Tirane ka dhene dje kontributin e saj per zonat prane Tiranes. Tridhjete peme ulliri jane mbjelle dje ne Institutin Bujqesor te Kamzes. Procesi i mbjelljes se drunjve qe njihen si simbol i paqes dhe begatise kudo ne bote, eshte realizuar permes nje ceremonie te posacme. Ambasadori i Republikes se Greqise ne Tirane, Konstandinos Kokosis, ka dorezuar 30 pemet e ullirit duke vleresuar se bashkepunimi mes dy vendeve eshte i rendesishem dhe ne nivel shume te mire. ed.ku
Bush: Qellimi im, shtrirja e rrethit te lirise
Presidenti Bush mberriti dje ne Bukuresht, per te marre pjese ne samitin e NATO-s. Gjate bisedimeve treditore ne kryeqytetin rumun, ai pritet t'u kerkoje aleateve te Amerikes te dislokojne me shume ushtare ne Afganistan. Ndersa do te rekomandoje gjithashtu qe Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia te pranohen ne aleancen me 26 vende. Sakaq, Ukraina dhe Gjeorgjia, pritet te ftohen per t'u bashkuar me NATO-n. Te gjitha keto argumente dalin nga fjalimi i plote qe do te mbaje presidenti Bush neser ne Bukuresht. Ky fjalim eshte zbardhur dhe publikuar dje nga e perditshmja amerikane, "USA Today".
Me poshte gjeni disa nga ceshtjet kryesore qe trajton Bush ne fjalimin e tij.
Per demokracine dhe Evropen
"Ne qershor 2001, erdha ne Evrope ne udhetimin tim te pare si president dhe fola me studentet ne Universitetin e Varshaves. Une konfirmova angazhimin e Amerikes ndaj nje Evrope te bashkuar qe e afrojne me Shtetet e Bashkuara lidhjet historike, tregtare dhe miqesore. Une thashe se Evropa duhet ta hedhe pas trashegimine e hidhur te Jaltes dhe te heqe kufijte false qe e kane ndare kontinentin per nje kohe kaq te gjate. Dhe deklarova se te gjitha demokracite e reja te Evropes, qe nga Baltiku deri ne Detin e Zi duhet te kene te njejtin shans per siguri dhe liri dhe te njejtin shans per t'u bashkuar me institucionet e Evropes. I thashe keto fjale ne token e nje vendi ne Baltik. Sot ne token e nje vendi te Detit te Zi, kam ardhur te shoh se keto fjale jane permbushur. Aleanca e NATO-s qe eshte mbledhur ketu kete jave i shtrin kufijte e saj tashme qe nga brigjet e Klaipedas deri ne plazhet e Neptunit. Ndersa ketu ne Bukuresht ne do ta shtrijme me tej rrethin e lirise, duke e zgjeruar NATO-n me vende te reja nga Ballkani".
Per zgjerimin e NATO-s
"Dhjete vjet me pare, Ballkani ishte nje rajon i shkaterruar nga lufta, fanatizmi dhe spastrimet etnike. Sot eshte nje rajon qe zhvillohet ne liri, tolerance dhe paqe. Keto ndryshime jane rezultat i veprimeve te vendosura nga ana e NATO-s dhe alternativave te guximshme te lidereve te rinj te Ballkanit, qe kane punuar per te kapercyer dhunen dhe ndarjet e te shkuares. Si shenje mirenjohje ndaj progresit te tyre, neser NATO-ja do te marre nje vendim historik lidhur me pranimin e tri shteteve te Ballkanit, Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise ne Aleancen e Atlantikut. SHBA-ja do te mbeshtese fuqishem ftesen e ketyre vendeve per t'u bashkuar me NATO-n. Keto vende kane ecur me veshtiresi ne rrugen e reformave per ndertimin e shoqerive te lira dhe te begata. Ato jane te gatshme te kontribuojne ne NATO dhe qytetaret e tyre e meritojne sigurine qe NATO sjell"
Per shtrirjen e NATO-s
"Kete jave, aleanca jone duhet te vendose lidhur me pergjigjen ndaj kerkeses se Gjeorgjise dhe Ukraines per te marre pjese ne Planin e Veprimit te Anetaresimit te NATO-s. Keto dy vende frymezuan boten me revolucionet e tyre te Trendafilte dhe Portokalli dhe tani po punojne per te konsoliduar arritjet e tyre demokratike dhe per te cimentuar pavaresine e tyre. Duke i mirepritur ne Planin e Veprimit per Anetaresim, ne u dergojme nje sinjal qytetareve te tyre, se nese do te vazhdojne ne rrugen e demokracise dhe reformave ato do te mirepriten ne institucionet e Evropes. Dhe do te dergojne nje sinjal ne te gjithe rajonin se keto dy vende jane dhe do te mbeten shtete sovrane edhe te pavarura. Ketu ne Bukuresht, ne duhet ta bejme te qarte se NATO i mirepret aspiratat e Gjeorgjise dhe Ukraines per anetaresim ne NATO dhe u ofron atyre nje rruge te qarte drejt qellimit te tyre. Keshtu pozicioni i vendit tim eshte i qarte. NATO duhet ta mireprese Gjeorgjine dhe Ukrainen ne Planin e Veprimit per Anetaresim. Dhe anetaresimi ne NATO duhet te mbetet i hapur per te gjitha demokracite e Evropes qe e kerkojne ate dhe jane gati te ndajne pergjegjesine e anetaresimit ne NATO".